Rrugëtimi i Mirit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” ka arritur në një pikë kulmore, duke ngjallur emocione të forta te ndjekësit e tij.
Ndërsa gara po shkon drejt finales, mbështetje të fortë po i vjen nga figura të njohura të muzikës shqiptare, përfshirë këngëtaren Aurela Gaçe, e cila ka vendosur të reagojë publikisht.
Aurela ka thyer heshtjen e saj për të shprehur një mesazh të ndjerë për Mirit, duke e quajtur atë një mik të veçantë. Ajo ka shpjeguar se për vite me radhë ka zgjedhur të mos komentojë pjesëmarrjen e kolegëve të saj në reality show, për shkak të atmosferës së urrejtjes që shpesh shoqëron këto formate. Megjithatë, për Mirit, ajo ka bërë një përjashtim të veçantë.
Në mesazhin e saj, Aurela shkruan:
“Ata ishin 3 westsidefamilyofficial dhe vazhdojnë të jenë në zemrat e atyre që i deshën e i duan për artin e për emocionet që shkaktuan. Prej disa muajsh miri_westsidefamily mori një vendim për t’u bërë pjesë e BBVA. Në fakt unë personalisht kam pasur shumë miq e shokë e bashkëpunëtorë pjesë e BBVA. E asnjëherë nuk kam marrë përsipër të komentoj askënd nga bashkëpunëtorët që vendosin të bëhen pjesë e formateve që shpesh bëhen shkak për një gjuhë urrejtjeje. Energji që nuk dua t’a afroj e as t’a prodhoj.”
Pavarësisht distancës së saj nga komentet për dinamikat e programit, këngëtarja thekson mbështetjen për qëllimin e Mirit brenda formatit dhe rrugëtimin e tij personal.
Në mbyllje të mesazhit, ajo i uron sukses dhe dashuri, duke sjellë në kujtesë edhe fjalët e Dr. Florit:
“Rrugëtimit të Mirit po i vjen fundi e dua vetëm t’i uroj të ketë marrë e të marrë më vonë frytet e arsyes e qëllimit që ai kishte kur vendosi të bëhej pjesë e këtij formati. Në fund ka vetëm një fitues. Por jeta shkon siç e thoshte në këngë edhe Dr. Flori, ndaj në fund të ditës, secili, e për Mirin, mikun tonë, uroj të marrë dashuri e vetëm dashuri.”
