Reperi i njohur shqiptar, Azet, ka ndarë së fundmi një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Instagram, duke treguar përkushtimin e tij ndaj besimit gjatë faljes së namazit të Xhumasë.
Në postimin e tij, artisti ka bashkëngjitur një foto të shkrepur brenda xhamisë, e cila shpreh një atmosferë të thellë spirituale dhe reflektimi.
“Ti je i Gjithëfuqishmi, Sunduesi i të gjitha botëve. Ti je Ai që vendos për çdo gjë në jetë. Alhamdulillah.”
Ky postim tregon se Azet nuk është vetëm një artist, por edhe një individ i thellë në besimin e tij, duke e shfaqur këtë hapur për ndjekësit e tij.
Nuk është hera e parë që reperi e tregon besimin e tij fetar; ai njihet si një besimtar i devotshëm dhe vetëm disa muaj më parë, ai vizitoi Mekën për të kryer Umren, duke qenë i shoqëruar nga vëllai dhe miqtë e tij të afërt.
