Artisti i mirënjohur Kidda, prej disa muajsh tashmë, është i zhytur plotësisht në përgatitjet e albumit të tij të ri, duke mbajtur fansat në pritje të plotë.
Mirëpo, postimi i tij i fundit në rrjetet sociale ka zhvendosur vëmendjen nga muzika tek jeta e tij private, duke ndezur rrjetin me pikëpyetje të mëdha.
Në foton e publikuar ku paralajmërohet data 17.07.26, ajo që i ka bërë të gjithë kuriozë është dora e një fëmije mbi bar.
Çfarë ka dashur të na tregojë autori me këtë detaj? Mos vallë edhe Kidda ka hyrë në rrethin e prindërve të rinj të estradës?
Siç dyshohet dhe përflitet prej kohësh, me shumë gjasë reperi mund të jetë bërë baba, duke e mbajtur këtë sekret të madh larg syrit të publikut.
Megjithatë, një gjë e sigurt deri më tani është data 17.07.26, të cilën artisti e ka vendosur në përshkrim.
Kjo datë shënon zyrtarisht publikimin e albumit të tij të shumëpritur, ku ndoshta dhe do të shuhen të gjitha kureshtjet rreth kësaj fotoje misterioze./Prive By Liberta Spahiu