Brikena Selmani, një emër i njohur nga “Big Brother VIP Albania”, shfrytëzoi mundësinë në “Top Arena” për t’i dërguar një urim të veçantë babait të saj në ditëlindjen e tij.
Gjatë emisionit, moderatori Edi Manushi e surprizoi atë me një kujtesë të veçantë për festën e babait të saj, duke e bërë momentin edhe më emocionues.
“Urime për ditëlindjen e babait tënd”, ishin fjalët e Manushit që e preku thellë Brikenën.
Me një zë të ngrohtë, ajo iu drejtua babait të saj me një mesazh të mbushur me dashuri.
“Faleminderit shumë. Desha me ia uruar ditëlindjen. Babi, shumë urime për ty, të dua shumë”, tha Brikena, duke shprehur ndjenjat e saj më të sinqerta.
Përveç saj, Mateo Borri, i fejuari i Brikenës, mori fjalën për të shprehur respektin e tij për vjehrrin e ardhshëm.
“Naim, u bëfsh edhe 100 vjeç. Ke vajzën më të mirë në botë. Të përshëndes, shumë respekt për ty dhe për vajzën tënde që e ke si drita. Për gjithë edukatën dhe mirësinë që i ke dhënë”, u shpreh Mateo, duke e bërë momentin edhe më të veçantë.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, babai i saj kishte realizuar një telefonatë surprizë, ku shprehu krenarinë për rrugëtimin e së bijës dhe mbështeti gjithashtu çiftin, duke treguar lidhjen e fortë familjare.