Web Analytics

“Babi e ka thy televizorin”, e fejuara e Bucit flet për deklaraten virale dhe raportin e Bucit me Santianen

Botuar nga: InfoKosova

E fejuara e banorit të Big Brother VIP Kosova, Yll Dervishit, Verona është deklaruar për lojën e partnerit të saj brenda shtëpisë së famshme.

Dy javë më parë Verona u përfol shumë për hyrjen e saj në shtëpinë e BBVK dhe për disa deklarata të saj.

Njëra ndër deklaratat e cila shkoi viral në rrjete sociale ishte ajo kur Verona tha se “nëse pyet për familjen tem, babit u dashtë me ia ble një televizor të ri, se të parin e ka thy.”

Së fundmi, në një intervistë për Prive, Verona tha se e kishte për shaka dhe se nuk ka ndodhur diçka e tillë.

“Unë ata e kam thanë në mënyrë hajgare, por ndoshta tonaliteti i zërit, e u dok shumë seriozisht edhe Buci e mori seriozisht sepse mendoi se ka ndodh vërtetë ai veprim“, tha ajo.

Ndërsa për raportin e Bucit dhe Santianës pas hyrjes së saj në shtëpinë e famshme, Verona tha se asgjë nuk po i pengon.

“Kam qenë shumë e kënaqur që ai e ka kuptu mesazhin për mos me vazhdu atë lojë,por mu nuk më ka pengu nëse ai vazhdon me qëndru me banorët e tjerë, atu janë në lojë, në një ambient, nuk kanë ku me shku“.

“Unë po shpresoj që nuk ka me i shpërfill fjalët që ja kam thanë. Deri tash pas takimit tim, për mua gjithçka është shumë okej edhe jam shumë e lumtur për lojën që po e ban. Aspak nuk po më pengon, është një lojë e dyanshme“, u shpreh ajo/Insajderi/

Të FUNDIT