Web Analytics

Banorët e “Big Brother VIP” vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, ja si kanë ndryshuar ndjekësit e tyre në Instagram

Botuar nga: InfoKosova

Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave:

6. Zhaklina Lekatari ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të reagimeve kundër saj në rrjet pasi u shpreh se ‘ndihet më e sigurt aty ku nuk ka shqipo’.

Kjo ka bërë që ajo të humbasë 1000 ndjekës në Instagram.

5. Krist Aliaj shprehu hapur dëshirën e tij për t’u marrë me disa projekte që lidhen me televizionin.

Ai këtë javë ka shtuar 1 mijë ndjekës në Instagram.

4. Dea Mishel nga ana tjetër ka shtuar 3 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe llogaria e saj në Instagram tashmë numëron 289 mijë ndjekës.

3. Njësoj si Dea, edhe Efi Dhedhes po ashtu ka shtuar 3 mijë fansa në llogarinë e saj këtë javë, duke numëruar 592 mijë ndjekës.

2. Vendi i dytë për këtë javë shkon për Kiara Titon, e cila po përjeton momentet më të lumtura me bashkëshortin e saj, Luizin.

Ajo ka fituar 8 mijë ndjekës më shumë në krahasim me javën e kaluar.

1. Froni i vendit të parë, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, i takon Luiz Ejllit me plot 43 mijë ndjekës më shumë, duke shkuar kështu në 598 mijë ndjekës.

Kohët e fundit ai ka qenë gjithashtu mjaft aktiv me projekte muzikore dhe intervista të shumta televizive.

Të FUNDIT