Labinoti, një prej banorëve më të rinj të “BBVK”, ka zbuluar se disa muaj më parë kishte kryer një test të ADN-së për të mësuar prejardhjen e tij.
Në videon e publikuar, ai tregoi se kishte pasur dyshime nëse mund të kishte origjinë turke apo serbe, megjithëse vetë shprehej se vështirë do ta besonte këtë.
Pas tre javësh pritjeje, rezultati i testit më në fund ka mbërritur dhe tregoi se ai ka prejardhje ilire të pastër.
Ky zbulim e ka bërë jashtëzakonisht të lumtur Labinotin, i cili e ndau lajmin me emocione dhe krenari me publikun.