FC Barcelona po përgatitet për një lëvizje të guximshme në merkaton e transferimeve të verës 2026, me sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland, në krye të listës së dëshirave të saj.
Me një kontratë të gjatë dhe një vlerë të konsiderueshme në treg, Barcelona e di se transferimi i Haaland do të kërkojë një strategji të veçantë.
Klubi katalanas po shqyrton mundësinë e një shkëmbimi lojtarësh, me Dani Olmon si një opsion për të ulur koston e transferimit, sipas burimeve të besueshme.
Presidenti Joan Laporta e sheh Haaland si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit, i cili pritet të largohet pas përfundimit të kontratës së tij në vitin 2026. Dëshira për të firmosur me norvegjezin është e fortë, dhe Barcelona po punon për të realizuar këtë ëndërr ambicioze.
Transferimi i Haaland do të ishte një investim i madh për Barcelonën, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe financiar.
Me statistika mbresëlënëse dhe një reputacion global, prania e tij do t’i sillte klubit një ndikim të rëndësishëm dhe mundësi për të fituar trofe të mëdhenj.
Megjithatë, sfidat janë të shumta. Paga e lartë e Haaland dhe statusi i tij si yll i Manchester City-t e bëjnë blerjen e tij të vështirë.
Sipas raportimeve, City mund të kërkojë rreth 175 milionë euro, një shumë që aktualisht tejkalon mundësitë financiare të Barcelonës.
Për këtë arsye, drejtuesit blaugrana po shqyrtojnë një plan alternativ. Duke përfshirë Dani Olmon në marrëveshje, ata shpresojnë të ulën shpenzimet dhe të krijojnë hapësirë financiare. Kjo strategji do të përfshijë një ofertë të kombinuar – para plus lojtar – për të bindur Manchester City-n.
Interesi i Barcelonës për Haaland është i përqendruar në verën e vitit 2026, kur Lewandowski mund të largohet. Nënshkrimi i norvegjezit do të shënonte një epokë të re për klubin, duke sjellë një sulmues modern dhe të fuqishëm në radhët e tij.
Manchester City nuk e ka mbyllur derën për Haaland, me Pep Guardiolën që pranon se çdo klub do të dëshironte ta kishte atë. Vullneti i lojtarit do të jetë vendimtar, dhe nëse Haaland vendos të largohet nga Anglia, Barcelona mund të ketë një mundësi të artë për ta realizuar këtë transferim ambicioz.