E shtunë, 21 Shtator, 2024
11.3 C
Pristina

Bardhi dhe Sara publikojnë foto krah njëri tjerit, vëmendje merrë Sara me barkun e fryrë

Romanca e tyre filloi nën dritat e forta të kamerave të “Big Brother VIP Albania” dhe tani, Bardhi dhe Sara po e vazhdojnë dashurinë e tyre jashtë shtëpisë, duke i treguar botës se ndjenja e tyre është po aq e fuqishme sa në fillim.

Ky çift simpatik, që ka fituar zemrat e publikut shqiptar, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë, duke pritur me emocion lindjen e një vajze.

Së fundmi, Sara ka publikuar një foto të ëmbël dhe të mbushur me dashuri në rrjetet sociale, ku shfaqet e lumtur dhe e përqafuar ngrohtësisht nga Bardhi.

Në këtë imazh të kuruar deri në detajin më të vogël, çifti duket i përsosur, duke reflektuar një harmoni të veçantë dhe një afeksion të thellë për njëri-tjetrin. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është barku i fryrë i Sarës, që simbolizon ardhjen e afërt të foshnjës së tyre.

Fotografia ka ngjallur një valë komentesh pozitive dhe urimesh nga ndjekësit e çiftit. Shumë prej tyre kanë shprehur lumturinë e tyre për Bardhin dhe Sarën, duke i uruar një jetë të gjatë e të lumtur së bashku, si dhe mbarësi në këtë kapitull të ri të jetës së tyre.

Ndjekësit kanë vlerësuar gjithashtu mënyrën elegante dhe të kujdesshme me të cilën çifti paraqet vetën në publik, duke e bërë çdo moment të ndarë me ta edhe më të veçantë.

Shiko foton:

Nga Rubrika