E diel, 23 Shkurt, 2025
2.7 C
Pristina

Bardhi flet për jetën si baba dhe reperin e preferuar shqiptar

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Bardh Idrizi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në podcastin e Meriton Mjekiqit në “A je bre normal?”.

Gjatë këtij takimi, ai ndau eksperiencat e tij si baba, si dhe theksoi rrugëtimin e tij në botën e muzikës dhe reputacionin e reperëve shqiptarë. Bardhi ka qenë gjithmonë një zë aktiv në skenën muzikore, por pas lindjes së vajzës së tij, Nea, ai ndjen se shumë aspekte të jetës së tij janë në transformim.

Meritoni: Si është ndjesia e të qenurit baba?

Bardhi: Kam menduar që do të jem shumë më i papërgatitur, dy javët e para kanë qenë pak më të vështira, duke u adaptuar me një fëmijë në shtëpi. Pas 27 vjetësh pa fëmijë, tani kam një vajzë që ka kërkesat e veta. Por e kemi kaluar shumë mirë, ato dy javët e para mësuam se çfarë të bënim. Disa herë, kur ajo flinte, unë e kontrolloja nëse merrte frymë (qesh). E kam ndjerë kalimin në këtë rol si një sfidë, por tani kuptoj se ky është një vendim i mrekullueshëm në jetën time.

Ai zbuloi se, pavarësisht vështirësive fillestare, ai ka krijuar lidhje të forta me vajzën e tij dhe se tashmë gëzohet që kalon kohë me të. Bardhi thekson se para lindjes ai kishte frikë se do të ndjehej i frustruar, por realiteti ka qenë ndryshe. Gjatë gjithë këtij procesi, ai ka gjetur një gëzim të ri në jetën e përditshme.

Meritoni: Si ka ndikuar lindja në stilin tënd të jetesës?

Bardhi: Kjo ka sjellë ndryshime të dukshme. Ndryshe nga dikur, kur delja shpesh, tani preferoj të qëndroj në shtëpi me vajzën time. Kjo është diçka që po e shijoj plotësisht. Megjithatë, sa i përket muzikës, unë vazhdoj të punoj si më parë. Çdo ditë kaloj 3 deri në 6 orë në studio, dhe e konsideroj si orar pune. Edhe nëse krijoj vetëm dy stofa në atë kohë, e di që kam bërë diçka të vlefshme.

Meritoni: Cila është domethënia e emrit të vajzës, Nea?

Bardhi: Ishte një ide e Sarës. Ne kishim ndjekur një listë emrash që na pëlqenin. Në greqisht do të thotë “e re”, kurse në arabisht do të thotë “dhuratë e frytshme e Zotit”. Kështu e krijuam këtë lidhje të veçantë me emrin e saj.

Meritoni: Si ka qenë eksperienca jote në “Big Brother VIP”?

Bardhi: Të gjitha këto përvoja ishin të reja për mua. Në fillim isha skeptik, por pas eksperiencës, e kuptova se ma ndihmoi të bëj një transformim personal. Edhe pse ndihesha si një amator përballë disa individëve me përvojë, mësova shumë gjëra dhe më ndryshoi jetën. Pjesëmarrja në atë program, për mua, ishte një mundësi për të eksploruar veten time dhe për të treguar kush jam realisht. Në fund rezultati ishte se gjetëm dashurinë dhe krijuam një familje.

Meritoni: Si është marrëdhënia jote me muzikën tani?

Bardhi: Tani po punoj shumë për projekte të reja. Kam përfunduar 10 këngë që janë gati për t’u lansuar. Këto projekte që kam në duar, më japin stimuj dhe energji. Edhe nëse familia ime është prioriteti im, muzika mbetet një pasion që nuk do t’i heq kurrë dorë.

Meritoni: Cilat janë mendimet e tua rreth reperëve shqiptarë?

Bardhi: Unikkatil, Azet dhe Noizy janë ata që unë vlerësoj më shumë. Unikkatil është një influencë e madhe për mua që nga fillimet e mia, ai ka krijuar një identitet unik. Azet ka arritur të ndryshojë tregun duke e sjellë muzikën shqiptare në nivele të reja, ndërsa Noizy ka sjellë një energji dhe konsistencë që është e panjohur deri më tani. Secili prej tyre ka kontribuar ndjeshëm për përparimin e skenës muzikore shqiptare.

PROMO

Nga Rubrika