Kozak Braçi ka denoncuar publikisht një ngjarje të rëndë, duke njoftuar se bashkëshortja e tij, e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë, është përfshirë në një aksident automobilistik.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet tejet i revoltuar, duke treguar se ngjarja ka ndodhur në Lezhë dhe se situata i ka shkaktuar një gjendje të rënduar psikologjike.
Në qendër të reagimit të tij ishin akuzat e forta ndaj mjekëve të spitalit të Lezhës.
Kozaku pretendon se stafi mjekësor ka manipuluar dokumentacionin e aksidentit kundrejt pagesave, duke u përpjekur të fshehin ngjarjen për çështje siguracionesh.
Ai theksoi se bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë në barelë, ndërsa paralajmëroi se do ta transferojë atë në Tiranë për të ndjekur procedurat e sakta ligjore dhe mjekësore.