Bebe dhe Ledri: Takimi i papritur në Amerikë që tronditi rrjetin

Bebe Rexha dhe Ledri Vula kanë bërë bujë në rrjetet sociale për një takim të papritur në Amerikë.

Një shëtitje në Nju Jork, disa biseda dhe disa fotografi të kapura, ishin të mjaftueshme për të ndezur kureshtjen e fansave dhe mediave.

Fotot që po qarkullojnë në internet, ku shfaqen dy artistët, kanë bërë që shumë të mendojnë se ata janë fotografuar së bashku në Amerikë.

Por, siç ndodh shpesh në botën e mediave sociale, jo gjithçka që shohim është e vërtetë!

Kontrolli i imazheve përmes platformave të inteligjencës artificiale ka treguar se këto fotografi janë të manipuluara.

Megjithatë, takimi mes dy artistëve nuk është një trillim. Ledri Vula ishte i pranishëm në dasmën e vëllait të Bebes, një ngjarje e cila u shoqërua me shumë emocione dhe atmosferë festive.

Gjatë festës, Ledri performoi me energji, ndërsa Bebe e shoqëroi atë me këngë dhe valle, duke e bërë atmosferën edhe më të gjallë. Në skenë ishte e pranishme edhe Yllka Kuqi, duke kontribuar në këtë ngjarje të paharrueshme.

Pra, takimi ishte real, festa ishte e vërtetë, por shëtitja e shumëpërfolur në rrugët e Amerikës është një produkt i inteligjencës artificiale!

Hape postimin origjinal

Nga Rubrika