Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka ndarë një foto impresionuese nga New York. E veshur me një xhaketë me lesh që i thekson linjat e mrekullueshme, Bebe shkëlqen pranë një sfondi të ndriçuar plot stil.
Rexha, e njohur për paraqitjet e saj të guximshme, ka zgjedhur një veshje që i jep jetë një hijeshi provokuese, me dekoltenë që bie në sy dhe pantallona të zeza që i rrinë përfekt.
Fotografia e realizuar në zemër të qytetit që nuk fle kurrë, New York, është shoqëruar me mbishkrimin “It’s giving New York”, duke i bashkuar kështu stilin unik të këngëtares me atmosferën e metropolit të madh.
Aksesorët, si varësja e ndritshme dhe syzet e mëdha, i japin një prekje finale të sofistikuar, duke e bërë këtë ‘look’ të paharrueshëm.
Bebe vazhdon të jetë një ikonë mode dhe muzike, gjithmonë e gatshme për të thyer kufijtë e stilit me kreativitetin dhe guximin e saj të njohur.
Fansat dhe ndjekësit kanë shpërthyer në komente pozitive dhe pëlqime, duke e quajtur këtë paraqitje të radhës si një nga më të mirat e saj.
Përveç artit të saj muzikor, Bebe Rexha gjithmonë di si të dominojë vëmendjen me stilin unik dhe e ka treguar këtë edhe një herë me këtë fotografi mahnitëse në Instagram. /InfoKosova/
