Bebe Rexha, një nga artistet më të njohura të muzikës pop, ka ndarë një histori të pazakontë nga jeta e saj personale gjatë një interviste në emisionin e njohur “Overheard Happy Hour”.
Ajo ka folur hapur për përvojat e saj në dashuri, duke zbuluar një detaj që ka lënë të gjithë të habitur.
Gjatë bisedës, Bebe zbuloi se një nga ish-partnerët e saj, me të cilin kishte kaluar tetë muaj, rezultoi të ishte gay. Kjo zbulim e ka tronditur atë, duke e bërë të reflektojë mbi marrëdhëniet e saj të kaluara dhe perceptimet që kishte pasur për të.
Me një ton ironik, ajo tha: “Urime ish-të dashurit tim që doli ‘gay’. Gëzuar!”. Kjo shprehje e saj, e shoqëruar me një dolli, tregon se ajo e ka pranuar situatën me humor, pavarësisht tronditjes që ndjeu në atë moment.
Kur u pyet nëse kishte vënë re ndonjë shenjë më parë, Rexha u tregua e sinqertë, duke pranuar se ishte e vetmja që nuk e kishte kuptuar të vërtetën, ndërsa miqtë e saj ishin të gjithë të informuar. “Të gjithë miqtë e mi e kishin kuptuar, përveç meje. Edhe mamaja ime e kishte kuptuar,” tha ajo, duke treguar se si perceptimi i saj ishte ndikuar nga rrethanat.
Rexha zbuloi se e vërteta doli në dritë gjatë periudhës së Krishtlindjeve, kur ish-partneri i saj ishte larg. Ajo e përshkroi atë si një person që në fillim dukej shumë i dashuruar, por që pas kësaj zbuloi një anë të ndryshme të vetes.
Artistja theksoi se shpesh ndikohemi nga përrallat për dashurinë ideale dhe se si kjo ndikon në perceptimin tonë për marrëdhëniet. “Edhe sot kur dikush më kushton vëmendje, unë jam tipi që thotë ‘të dua’. Jemi pak të kushtëzuar nga ajo narrativa e përrallave,” shpjegoi ajo, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Intervista përfundoi në një atmosferë festive, ku Bebe ngriti një tjetër dolli për suksesin dhe vetëbesimin e saj. Ajo shprehu se ndihet më mirë se kurrë si një grua e pavarur, duke theksuar rëndësinë e lirisë personale në jetën e saj.
“Unë jam e pavarur. Kjo është diçka shumë e madhe për mua. Tani më në fund ndihem e lirë,” përfundoi artistja shqiptare, duke lënë një mesazh të fortë për të gjithë ata që ndjekin rrugën e saj artistike dhe personale.
