Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli kanë qenë kryefjalë e mediave që prej ditës së djeshme, shkak për këtë u bë një video e cila më pas u fshi me shpejtësi.
Modelja realizoi trendin viral të Neymar në TikTok, ku teksa bënte lëvizjen e Neymar me duar ka shfaqur edhe një mesazh që futbollisti i njohur i ka dërguar në Instagramin e saj.
Fill pas kësaj u vu re që qifti nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale, në lidhje me gjithë këtë, më shpejt nga sa e prisnim ka reaguar i pari reperi.
“Live” në Instagram, duke përdorur nota tallëse dhe ironike, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt.
Madje ai vazhdoi me ironinë duke thënë se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.
Një mënyrë e çuditshme reagimi kjo duhet pranuar, e cila ka habitur edhe fansat e reperit.
Vetëm disa javë më parë i ftuar në “Më Lër të Flas” Fero foli mbi marrëdhënien e tij me Arbenitën, duke u shprehur se gjithçka shkon shumë mirë.
“Me Arbentiën kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”, tha ai.
Shiko videon: