E premte, 18 Tetor, 2024
12.4 C
Pristina

Behgjet Pacolli publikon foton e ëmbël me gruan e fëmijët

Në një moment të ndjesishëm për kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, ai ka ndarë një moment të çmuar nga jeta private në rrjetin social.

Pacolli ka publikuar një fotografi të tij bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tyre.

Në një postim të ngrohtë në Facebook, ai theksoi rëndësinë e familjes në jetën e tij, duke e cilësuar atë si thelbin e gjithçkaje.

“15 Maji është Dita Ndërkombëtare e Familjes. Familja është thelbi i gjithçkaje! Në këtë Ditë të Familjes, dua të falënderoj çdo anëtar të familjes sime për dashurinë, mbështetjen dhe krenarinë që më japin çdo ditë. Ju e bëni botën time të plotë dhe të lumtur. Zoti i bekoft Familjet tona gjithandej ku jetojnë”, shkroi Pacolli në postimin e tij.

Reagimi ndaj kësaj publikimi ishte i ngrohtë, me shumë njerëz duke shprehur përkrahjen dhe urimet për të dhe familjen e tij.

Shiko foton:

Nga Rubrika