Benita dhe pyetja misterioze që tronditi TikTok-un

Një përgjigje e vetme e Benitës ka mjaftuar që intervista e saj për Prive By LS të shndërrohet në një nga trendet më të reja në TikTok.

Intervista, e cila ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, po vazhdon të shpërndahet e të komentohet, por një moment i veçantë ka rrëmbyer gjithë vëmendjen.

Gjithçka nisi kur Benita u pyet nëse ishte rregulluar me djalin për të cilin ishte përfolur gjatë një dasme.

“Për cilin djalë?”, ishte përgjigjja e saj spontane, e cila tashmë është kthyer në një nga shprehjet më të përdorura në TikTok.

Vetëm brenda 48 orëve, njëri prej sound-eve të krijuara nga ky moment i intervistës ka regjistruar mbi 500 përdorime, duke u shndërruar në një trend që po merr gjithnjë e më shumë përmasa.

E veçanta është se këtij trendi nuk i kanë rezistuar as personazhet e njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale.

Në mesin e atyre që kanë realizuar video duke sinkronizuar përgjigjen e Benitës janë vetë Liberta Spahiu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekaj, ish-banorja e edicionit të tretë, Anisa Veseli, si dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Hana.

Secili prej tyre e ka përshtatur shprehjen me situata të ndryshme, duke i dhënë një tjetër dimension humoristik momentit që nisi nga një pyetje e thjeshtë.

Dhe me ritmin që po përhapet, duket se përgjigjja “Për cilin djalë?” do të vazhdojë të dëgjohet edhe për një kohë në TikTok.

Ndonjëherë mjaftojnë vetëm tri fjalë nga një intervistë për të pushtuar rrjetin. /Prive By LS

Nga Rubrika