Benita Zena flet pas Big Brother: Padrejtësia që ndjeva dhe dashuria e publikut

Pas përfundimit të aventurës së saj në Big Brother, Benita Zena ka thyer heshtjen duke ndarë ndjenjat e saj për eliminimin dhe mbështetje nga publiku.

Gjatë një interviste të veçantë për emisionin “Artistët Shqiptarë”, ajo u shpreh se ndjeu se eliminimi i saj ishte i mundshëm, pavarësisht se po fitonte gjithnjë e më shumë simpatinë e publikut.

Benita theksoi se largimi nga loja nuk ishte një befasi totale për të, pasi kishte vërejtur disa sinjale nga reagimet e fansave gjatë spektaklit.

“E kam pritur këtë moment. Kur dëgjova publikun dhe emrat e përmendur, e kuptova se ndoshta do të ndodhte një padrejtësi,” tha ajo, duke shprehur shqetësimin për vendimin e marrë.

Megjithatë, ajo e konsideron veten fituese, pavarësisht se nuk arriti të arrijë në finale. Dashuria dhe mbështetja e publikut ishin për të fitorja më e madhe.

“E kam fituar zemrën e publikut dhe finalja nuk është asgjë. Mendoj se ndoshta e meritoja edhe fitoren,” u shpreh Benita me krenari.

Gjatë bisedës, ajo gjithashtu komentoi dasmën e Klodit dhe Elijonës, një ngjarje që tërhoqi vëmendjen gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother.

“Në një reality show, emocionet dhe dramat janë pjesë e lojës. Njerëzit duan të shohin skena interesante. Asnjë nga lotët e mi nuk ishte fals,” përfundoi ajo, duke nënvizuar rëndësinë e përvojës së saj në këtë format.

Nga Rubrika