Besi dhe Valira: Një ëndërr e realizuar në BBVK

Një nga momentet më të paharrueshme të spektaklit të sontëm të “Big Brother VIP Kosova 5” ishte padyshim lajmi i bukur që erdhi nga ish-banori i edicionit të dytë, aktori Besart Zeneli, dhe bashkëshortja e tij, Valira.

Çifti, i cili ka kaluar një rrugëtim të gjatë për të realizuar ëndrrën e të qenit prind, shpalli se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Kjo ndodhi falë trajtimit që Besi kishte fituar gjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Kosova 2”.

Gjatë spektaklit, u rikthyen pamjet emocionuese nga qëndrimi i Besit në shtëpinë më të famshme, ku ai kishte ndarë përvojat e tij të vështira me Valirën, përpjekjet e vazhdueshme për t’u bërë prindër dhe dhimbjen e humbjeve të mëparshme të shtatzënive.

Pas këtij rrëfimi prekës, Besit iu dha mundësia për një trajtim në një klinikë, me shpresën se ëndrra e tij dhe e Valirës do të bëhej realitet. Kjo ishte një mundësi që ata e prisnin me padurim.

Sonte, pas gjithë atyre viteve pritjeje, Besi dhe Valira u rikthyen në studion e BBVK-së, këtë herë për të ndarë lajmin që ka ndryshuar jetën e tyre përgjithmonë.

E përlotur dhe e emocionuar, Valira falënderoi Zotin dhe klinikën që u dha mundësinë të realizonin ëndrrën e shumëpritur, duke zbuluar se tashmë është në pritje të ëmbël.

Një histori që dikur ishte e mbushur me lot dhe dhimbje në shtëpinë e Big Brother-it, sonte u rikthye me një fund të lumtur, duke shënuar një nga momentet më të veçanta të këtij spektakli.

Urime çiftit! /Prive By LS

Nga Rubrika