Besi ndan lajmin e rëndësishëm për Erjonin pas plagosjes së tij

Pas një ngjarjeje të rëndë që tronditi Tiranën, aktori dhe këngëtari Bes Kallaku ka ofruar një përditësim të rëndësishëm për shokun e tij, Erjon Vishkulli, i cili u plagos gjatë protestës së djeshme.

Në një postim në Instagram, Kallaku njoftoi se mëngjesin e sotëm kishte arritur të fliste me Erjonin, i cili, për fat të mirë, ndodhet në një gjendje më të mirë se sa pritej pas incidentit të rëndë.

Megjithatë, dëmtimi i tij në sy është serioz dhe kërkon një trajtim të specializuar jashtë Shqipërisë, një fakt që ka ngritur shqetësime për shëndetin e tij afatgjatë.

“Sot në mëngjes pata mundësinë të flas me Erjonin! Lavdi Zotit është më mirë, por ka nevojë për një ndërhyrje më të specializuar jashtë shtetit. Presim që sot të niset! Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe gatishmërinë që keni treguar. Zoti ju bekoftë!”, shkroi Kallaku në postimin e tij.

Kujtojmë se Vishkulli u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, kur u raportua se ishte goditur nga një plumb gome, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për shikimin e tij.

Pas një operacioni emergjent në Spitalin e Traumës, gjendja e tij është përmirësuar, por nevoja për trajtim të mëtejshëm jashtë vendit është e domosdoshme.

Shpresat tani janë te trajtimi i specializuar, ndërsa ende nuk është konfirmuar se ku do të transferohet 28-vjeçari për ndihmën e nevojshme.

Me mbështetje nga miqtë dhe fansat, Kallaku dhe të tjerët shpresojnë për një rikuperim të shpejtë dhe të plotë për Erjonin.

Nga Rubrika