Web Analytics
E premte, 26 Dhjetor, 2025
1.8 C
Pristina

Bleona Qereti përlotet teksa flet për ish partnerin: Ai për mua do ngelet gjithmonë..

Këngëtarja e njohur Bleona Qerreti ka ndarë me publikun një pjesë të rëndësishme të jetës së saj, duke folur për ish-partnerin dhe përkushtimin e saj ndaj ëndrrave.

Ajo thekson se ndonjëherë, përkushtimi ndaj karrierës mund të jetë më i rëndësishëm se marrëdhëniet personale.

Gjatë një interviste në emisionin “Top Story”, Bleona shprehu respektin e saj të thellë për ish-partnerin, duke e cilësuar atë si një njeri të mrekullueshëm. Ajo theksoi se ai e kuptoi se ëndrrat e saj ishin shumë më të rëndësishme se marrëdhënia e tyre, një realizim që shpesh është i vështirë për shumë njerëz.

“Jam shumë falënderuese për zemër-madhësinë e atij njeriu i cili e kuptoi që ëndrrat e mia ishin shumë herë më të mëdha se sa marrëdhënia që kishin në të dy. Ai për mua do ngelet gjithmonë një djalë i mrekullueshëm.

Në të dy jemi kompjuterë shumë të mirë por me sisteme operimi të ndryshme dhe në momentin që gjërat nuk përputhen nga sistemet e operimit, të mos kesh ego dhe të kuptosh që ëndrrat e partnerit tënd janë të ndryshme nga të tua dhe të kesh mirësinë ‘to let go’, ai për mua ka një respekt shumë të madh. J

Jam shumë falënderuese për shumë suportin që më ka dhënë jo vetëm ai por edhe familja e tij.

Nuk kishte moment më të bukur që njeriu më ‘proud ‘kur isha në Miçigan ishte ish-burri im. Domethënë nuk di se si ta shpjegojë. Për mua ai ngelet djali me sytë më të bukura në botë. Dashuria për mua do të jetë e pakompromisë.

Unë kisha çdo mundësi të jetoja në një nga vilat më të bukura të Tiranës apo të dilja me ‘Hermes’ në Tiranë, por nuk ka qenë ky qëllimi im. Qëllimi im ka qenë të jem ‘Self-Made’ dhe ‘Silicon-Free’. Doja të isha personi i vërtet, kjo që jam. Bukuria është të jesh e lirë dhe të jesh vetvetja”, u shpreh këngëtarja.

Nga Rubrika