Disenjatorja e famshme kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova, sot ka një ditë të veçantë në jetën e saj.
Ajo feston ditëlindjen e saj, duke e mbushur plot 40 vjet jetë dhe duket më e lumtur se kurrë më parë.
“Zyrtarisht 4 dekada jetë … edhe hala se kam kuptu qysh funksionon jeta. Ama, të paktën dukna ma mirë se në të 20-tat. Faleminderit qe ma kujtoni çdo ditë që s’jam plak … veç jam e “rujtun” mirë!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram.
Duket sikur Blerina ka ndalur vitet, duke u prezantuar si një 20-vjeçare. Kjo tregon se si përkushtimi i saj ndaj shëndetit dhe stilit të jetës ka dhënë rezultate të mahnitshme, duke e bërë atë të duket më e re se kurrë.
Me një karrierë të suksesshme në fushën e dizajnit, Blerina është bërë emër i njohur në Kosovë dhe jashtë saj.
Dhuntitë e saj për të krijuar veshje elegante dhe stil të veçantë e kanë bërë atë një shenjë të njohur në industrinë e modës. Edhe pas 40 vjetësh, ajo mbetet një inspirim për shumë të rinj.