Web Analytics
E premte, 5 Dhjetor, 2025
9.8 C
Pristina

Brenda pak javësh prindër?, kështu e surprizon Mirlind Daku nënën e fëmijes së tij Vesen

Në botën e showbiz-it dhe sportit, një ndër çiftet më të pëlqyera të momentit është padyshim Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i njohur Mirlind Daku.

Prej ditësh, në rrjetet sociale po qarkullojnë dyshime se dyshja mund të jetë shumë afër të bërit prindër për herë të parë.

Vesa, e cila njihet për prezencën e saj të shpeshtë në Instagram, kohëve të fundit ka rralluar dukshëm paraqitjet, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve.

Ky ndryshim i papritur ka bërë që shumëkush të dyshojë se influencerja mund të jetë në pritje të ëmbël.

Spekulimet u fuqizuan edhe më shumë pak orë më parë, kur Vesa publikoi një foto të bukur me trëndafila të kuq, dhuratë nga partneri i saj, Mirlind Daku.

Ky gjest romantik, i kombinuar me “zhdukjen e lehtë” të saj nga rrjetet, ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët po presin me padurim ndonjë lajm zyrtar.

Ajo çfarë duket e sigurt është se çifti po i jeton ditët më të bukura së bashku, duke reflektuar dashuri, harmoni dhe një lidhje që forcohet nga dita në ditë.

Ndjekësit besojnë se vetëm çështje kohe është njoftimi i madh – dhe se Vesa dhe Mirlindi janë gati të përqafojnë kapitullin e ri të prindërisë.

Për momentin, mbetet të shihet nëse dyshimet do të kthehen në një konfirmim të gëzueshëm nga vetë çifti.

Nga Rubrika