Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në skenën muzikore shqiptare, duke u shquar për stilin e tij unik dhe tekstet që prekin tema të ndryshme.
Edhe pse shpesh herë është në qendër të vëmendjes për projektet e tij muzikore, Buta është shumë i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tij private.
Pak kohë më parë, Buta ndau me publikun lajmin e gëzueshëm se është bërë baba i një vajze, një moment kyç në jetën e tij personale.
Megjithatë, ai gjithmonë e ka mbajtur këtë pjesë të jetës së tij larg syrit të mediave dhe publikut. Fotot me të bijën kanë qenë të rralla, duke krijuar një kuriozitet të madh tek fansat e tij.
Por sot, Buta vendosi t’i bëjë një dhuratë të veçantë ndjekësve të tij në Instagram, duke ndarë një moment të ëmbël dhe të rrallë me të bijën.
Në foton e publikuar, babai dhe vajza shfaqen të buzëqeshur dhe të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Ky moment i përzemërt tregon se sa shumë është rritur vajza e reperit, duke mahnitur fansat dhe ndjekësit e tij.
Ky postim jo vetëm që u mirëprit nga ndjekësit, por edhe rikujtoi se përtej skenës dhe jetës publike, Buta është një baba i përkushtuar, i cili e mbron me fanatizëm privatësinë e familjes së tij.
Shiko foton: