Butrint Imeri, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, ka bërë bujë në mediat sociale me shpalljen e një sfide të jashtëzakonshme, ku do të shpërblehet një fitues me 100 mijë euro.
Ky nismë e artistit ka shkaktuar një valë reagimesh, duke tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve që janë angazhuar në garë dhe kanë shprehur interesin e tyre. Megjithatë, disa prej tyre kanë shprehur dyshime në lidhje me autenticitetin e këtij shpërblimi.
Një ndjekës ka shprehur hapur skepticizmin e tij, duke e akuzuar Butrintin për mashtrim. Ai ka shkruar: “MOS i rrej njerzi për 100k se gjynah”, duke e vënë këngëtarin në një pozitë mbrojtëse.
Por Butrinti ka reaguar menjëherë ndaj këtij komenti, duke ofruar një përgjigje që ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij. Ai e ka sfiduar ndjekësin me një replike që thekson besimin e tij në sfidën e shpallur.
“Ti nashta ke besu n’babadimer si fmi tani t’ka met n’kry qe krejt senet n’jete jone rren, ama ke me pa kismet me 3 Korrik”, ka shkruar Butrinti, duke lënë të kuptohet se gjithçka është e vërtetë.
Me këtë përgjigje, këngëtari ka konfirmuar se identiteti i fituesit do të bëhet i njohur më 3 korrik, duke rritur kështu tensionin dhe interesin për sfidën e tij.
Ndërkohë, sfida e Butrint Imerit vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale, me fansat që presin me padurim të zbulojnë se kush do të jetë personi fatlum që do të fitojë këtë shumë të madhe parash.
Me një angazhim të tillë, Butrinti ka arritur të mbajë vëmendjen e publikut, duke e bërë këtë sfidë një nga ngjarjet më interesante të sezonit.