Butrinti Imeri feston 30-vjetorin me surpriza dhe energji të jashtëzakonshme

Butrint Imeri, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, feston sot një përvjetor të veçantë: ditëlindjen e tij të 30-të.

Me këtë rast të rëndësishëm, këngëtari ka zgjedhur të organizojë një festë të madhe, e cila është mbushur me miq, kolegë dhe njerëz të dashur që e mbështesin në çdo hap të karrierës së tij.

Festa ka filluar që mbrëmjen e kaluar, kur Butrinti mori pjesë në premierën e albumit të mikut të tij të ngushtë, reperit Don Xhoni, duke shënuar kështu një fillim të mrekullueshëm për këtë përvjetor.

Pas përfundimit të eventit, sapo akrepat shënuan mesnatën, atmosfera shpërtheu në festime, duke u uruar njëri-tjetrit për këtë ditë të veçantë. Pamjet e shpërndara në Instastory treguan një atmosferë fantastike, plot energji dhe emocion mes artistëve.

Ky 30-vjetor e gjen Butrintin në një moment kulminant të karrierës së tij, duke u shndërruar në një figurë të rëndësishme në skenën muzikore shqiptare.

Kujtojmë se në fillim të muajit qershor, pas një periudhe pauze, ai u rikthye fuqishëm me lansimin e albumit të tij “I Pari”, një projekt që përmban 14 këngë dhe është pritur me entuziazëm nga publiku, duke u kthyer menjëherë në hite.

Por emocionet nuk përfundojnë këtu.

Pikërisht sot, në ditën e tij të lindjes, Butrinti do të përmbyllë një lojë të madhe shpërblyese për fansat e tij. Një shifër marramendëse prej 100 mijë eurosh do të shkojë për personin që do të krijojë videon më virale në TikTok duke përdorur një nga këngët e tij të reja, një dhuratë e jashtëzakonshme për ata që e mbështesin vazhdimisht.

Gjithashtu, Butrinti ka qenë në qendër të vëmendjes për një romancë të mundshme me aktoren e njohur turke, Su Burcu Yazgı Coşkun, e cila u pa në eventin e lansimit të albumit të tij, duke rritur edhe më shumë interesin e publikut.

Shumë urime për Butrintin në këtë ditë të veçantë dhe për sukseset e tij të ardhshme!

Nga Rubrika