Reperja amerikane Cardi B është sërish në qendër të vëmendjes së publikut, këtë herë për shkak të padisë së ngritur kundër saj nga Jane Doe.
Konkretisht, padia thotë se gjatë një performance në Las Vegas në vitin 2022, reperi dyshohet se i ka hedhur një mikrofon dhe e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar lëndime fizike dhe emocionale.
Padia u ngrit pas koncertit të saj të mbajtur më 29 korrik 2023. Sipas padisë, gjatë performancës, Cardi i kërkoi publikut të hidhte ujë mbi të që të freskohej. Disa vizitorë iu përgjigjën kësaj thirrjeje, përfshirë Jane Doe.
Jane Doe pretendoi se pësoi “shqetësim të rëndë emocional, tronditje, poshtërim dhe lëndime fizike” si pasojë e incidentit.
Incidenti u regjistrua edhe në video, e cila u përhap shpejt në rrjetet sociale. Videoja tregon qartë se si reperja i inkurajon publikun të derdhë ujë mbi të, por edhe momentin kur ajo hedh mikrofonin në drejtim të publikut, pasi goditet me ujë nga një gotë plastike.
Është interesante se i njëjti mikrofon u shit më vonë në ankand për gati 100,000 dollarë, gjë që, sipas paditëses, e përkeqësoi më tej gjendjen e saj psikologjike dhe ndjenjat e poshtërimit.
Cardi B është përballur më parë me kritika nga publiku për shkak të konflikteve me fansat dhe median, dhe ky rast vetëm sa i shton reputacionit kontrovers që ajo ka pasur vitet e fundit.