Debati rreth orës së famshme “Richard Mille” të Mozzik ka tronditur rrjetet sociale dhe mediat këto ditë, duke e vënë reperin në qendër të akuzave dhe dyshimeve për autenticitetin e saj. Pas reagimit të ashpër të vetë Mozzik, ka ardhur edhe qëndrimi i të vëllait të tij, Getinjo, i cili përmes një live në TikTok ka folur hapur për gjithçka që po ndodh.
Në fjalën e tij, Getinjo u shpreh se të gjithë janë marrë vetëm me orën e Mozzik, duke e shndërruar këtë çështje në një dramë kombëtare, ndërkohë që, sipas tij, realiteti është krejt tjetër. Ai ironizoi duke thënë se po të paguanin paratë e doganës, gjithçka do të kthehej në një orë “origjinale” brenda ditës.
“Parameno, po t’ja u jepshim paret në dogan, krejt paret i merrshin ata të nesërmen për orën origjinal. Duhet me i ditë disa sene, ju. Ta nojnë synin njerëzit që kanë pushtet, një djali të ri që ka ba pare me muzikë. Arsyen nuk e kuptoj pse po e bëjnë këtë,” – tha ai.
Getinjo shtoi se shpesh njerëzit me pushtet e shënjestrojnë dikë vetëm për ta dëmtuar, e këtë rast sipas tij e ka pësuar pikërisht Mozzik. Ai solli edhe një krahasim për të treguar padrejtësinë e situatës:
“A e dini sa femra hyjnë çdo ditë në aeroport me çanta Louis Vuitton? Dhe nuk është bërë kurrë lajm për to. Pse veç për Mozzik po bëhet kjo dramë?”
Ai madje akuzoi doganën se e kishte ndalur Mozzik-un “veç për qejf”, ndërsa në shtëpi familja e tij po ndiqte lajmet ku thuhej se reperi ishte arrestuar, gjë që sipas tij nuk kishte lidhje me realitetin.
“Na në shpi pamë lajmet që Mozzik arrestohet. Mediat po bëjnë filma, duke shkruar sene palidhje. E në fund të fundit, ne nuk kemi nevojë t’i arsyetohemi askujt,” – tha ai.
Getinjo e përfundoi deklaratën e tij duke thënë:
“Ju nuk i dini prapavijat e kësaj teme, kështu që është e kotë me fol për këtë temë, ju nuk i dini disa gjëra”.
Kjo situatë ka nxitur një debat të gjerë mbi mënyrën se si media trajton figura publike dhe ndikimin e saj në perceptimin e opinionit publik.
Me kalimin e kohës, është e rëndësishme të kuptojmë se si këto ngjarje ndikojnë në karrierën e artistëve dhe në marrëdhëniet e tyre me fansat.
Mozzik, si një figurë e njohur, është nën presionin e vazhdueshëm të opinionit publik, dhe çdo incident mund të ketë pasoja të mëdha për të.
Çështja e orës së tij është më shumë se një thjesht një incident; ajo ka hapur një diskutim më të gjerë mbi standardet e dyshimit dhe presionin që ndjejnë artistët në shoqërinë moderne.
A është koha që të rishikojmë mënyrën se si e trajtojmë këtë temë dhe të jemi më të kujdesshëm në gjykimet tona?