Çfarë ndodhi me 100 mijë eurot? Selin Bollati zbulon të vërtetën pas fitores në BBVA

Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë përvojën e saj të paharrueshme në këtë reality show dhe ka sqaruar një nga pyetjet më të shpeshta që e shoqërojnë pas përfundimit të programit: çfarë ndodhi me çmimin e madh prej 100 mijë eurosh?

Gjatë një interviste të fundit për “Artistët Shqiptarë”, ajo ndau disa këshilla për ata që planifikojnë të provojnë aventurën e “Big Brother”-it në të ardhmen. Selin theksoi se është thelbësore që situatat brenda shtëpisë të mos përjetohen shumë personalisht, për të shmangur stresin pas përfundimit të lojës.

“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pas mbarimit të Big Brother-it, ndihma është e nevojshme. Duhet ta shohim si një lojë. Është një eksperiencë që duhet provuar të paktën një herë në jetë. Uroj shumë suksese dhe fat për ata që e nisin këtë aventurë,” shprehet ajo.

Sigurisht, një nga pyetjet më intriguese ishte në lidhje me 100 mijë eurot e çmimit të madh. Selin, e pyetur nëse kishte marrë paratë pas fitores, e konfirmoi këtë me një përgjigje humoristike.

“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë,” tha ajo, duke qeshur dhe duke shfaqur një qasje të hapur ndaj situatës.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”, Selin është angazhuar me projekte të tjera profesionale. Ajo ka njoftuar se do të shfaqet së shpejti në një rol të ri televiziv, si pjesë e programit “Goca dhe Gra”, duke treguar se karriera e saj vazhdon të zhvillohet.

Nga Rubrika