Dita e sotme ka nisur me energji pozitive në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Dita e sotme ka nisur me energji pozitive në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku banorët janë përballur me sfida dhe surpriza nga ata që i mbështesin jashtë mureve të shtëpisë.
Një prej surprizave më të veçanta ishte dedikuar Klajdit, i cili ka marrë një parashutë nga fansat e tij.
Kjo çast ka qenë shumë emocionuese për Klajdin, i cili nuk arriti të mbajë dot lotët ndërsa shihte këtë shenjë të dashurisë dhe mbështetjes.
Momentet e tilla në “Big Brother” janë ndoshta ato që e bëjnë këtë eksperiencë kaq unike dhe emocionuese jo vetëm për banorët, por edhe për ata që i ndjekin.
Kujtojmë se Klajdi është në nominim këtë javë, bashkë me banorët e tjerë, Gertën, Jozin, Bernardin dhe Gertin. Ky fakt e bën situatën edhe më të ngarkuar emocionalisht për të, ndihmën e të cilëve e ndien më shumë se kurrë tani.
Shiko videon:
View this post on Instagram