Rrugëtimi i Rogertit në “Big Brother VIP” është mbyllur mbrëmjen e sotme në mënyrë të papritur, pas një serie konfliktesh të rënda që kaluan çdo limit etik.
Situata degradoi kur Rogerti përdori gjuhë denigruese ndaj Selinës, duke e pyetur: “Me sa meshkuj ke bërë seks njëkohësisht?”, një pyetje që e përsëriti edhe ndaj Mateos, duke iu referuar motrës së tij.
Këto deklarata shkaktuan një stuhi reagimesh, duke sjellë ndërhyrjen e prerë të opinionistes Monika Kryemadhi.
Kryemadhi i është drejtuar atij me tone të ashpra por të drejtpërdrejta, duke i vënë në dukje se loja ka një kufi.
“E kuptoj që ke hyrë në shtëpi për t’i gjallëruar banorët, por ka një kufi moral.
Më mirë dil sesa të fëlliqësh fytyrën kështu,” – i tha ajo.
Pas kësaj deklarate, Rogerti nuk ka bërë asnjë rezistencë.
Ai është përgjigjur thjesht me një “Ok”, është drejtuar drejt derës së kuqe dhe ka lënë shtëpinë përfundimisht.
Ajo që ra në sy ishte fakti se askush nga banorët nuk tentoi ta ndalonte, ndërsa largimi i tij u shoqërua me duartrokitje të forta si nga publiku në studio, ashtu edhe nga vetë banorët brenda shtëpisë, të cilët duket se u çliruan nga tensioni i krijuar.