Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Greta Kazazi, ishte së fundmi e ftuar në Top Albania Radio përballë moderatorit Salsano Rrapi, ku nuk ka shpëtuar pa u bërë pjesë e një loje mjaft ngacmuese dhe plot humor.
Rregulli i intervistës ishte shumë i thjeshtë: në çdo pyetje, fjala “seks” do të zëvendësohej nga fjala “Big”.
Nën këtë “kod”, Salsano nisi pyetjet pikante, ndërsa Greta tregoi se nuk ka asnjë kompleks për të kthyer përgjigje dhe për të mbajtur ritmin e lojës.
E pyetur nëse “Bigu” të bën të famshme, ajo u përgjigj shkurtimisht me një “Jo”.
Ndërsa kur moderatori e pyeti nëse “Bigu” është gjëja më e bukur që ka bërë në jetë, ajo qeshi duke thënë: “Jo, por është e bukur.”
Një nga momentet më epike të bisedës ishte pyetja nëse është shtirur ndonjëherë gjatë kohës që “ka bërë Big”, pyetje të cilës Greta iu përgjigj me një “Jo, asnjëherë” të prerë.
Por ngacmimet nuk u ndalën me kaq. Kur Salsano e pyeti nëse është e vështirë të jesh “në Big 24/24”, ish-banorja tha: “Jo, fare. Jepi, ndize motorin!”.
Ndërsa, e pyetur nga Salsano se çfarë vlerësimi ka partneri i saj, Onni, për “Big-un” e saj, Greta e mbylli me vetëbesim të plotë duke deklaruar: “Maksimal!”.