Marrëdhënia mes yllit të Hollywood-it, Brad Pitt, dhe dizajneres së bizhuterive, Ines de Ramon, po shkon mrekullueshëm, por nëse po prisni një dasmë së shpejti, do të zhgënjeheni.
Për çiftin e njohur, martesa nuk është fare në diskutim për momentin.
Burime për mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Ines është përshtatur plotësisht me njerëzit e afërt të aktorit.
“Ines është jashtëzakonisht e afërt me familjen e Brad. Ata e adhurojnë atë dhe e kanë pritur me krahë hapur që nga fillimi,” tregon një burim i brendshëm. “Në këtë pikë, ata praktikisht e konsiderojnë atë pjesë të familjes dhe si një prej tyre.”
Megjithatë, pavarësisht kësaj afërsie të madhe, 62-vjeçari Brad Pitt nuk ka ndërmend të hedhë sërish hapa drejt altarit.
Jetë familjare pa pasur nevojë për një unazë
Ines de Ramon, 33 vjeçe, e cila është në një lidhje me Pitt që nga viti 2022, ka ndërtuar marrëdhënie të pastra dhe të sinqerta me të gjithë rrethin e aktorit, përfshirë vëllain, motrën, si dhe nipërit e mbesat e tij.
“Ata shkëmbejnë mesazhe dhe mbajnë kontaktet edhe pa praninë e Brad, gjë që tregon shumë për afërsinë e tyre,” shton burimi. “Ines është shumë me këmbë në tokë dhe është e lehtë të qëndrosh me të. Ajo ulet, qesh e bën shaka me të gjithë për orë të tëra. Nuk ka asgjë të sforcuar.”
Kjo dëshirë për të mos u nxituar drejt martesës mund të lidhet edhe me të kaluarën e të dy partnerëve.
Brad Pitt sapo mbylli përfundimisht në dhjetor të vitit 2024 divorcin e tij të bujshëm dhe maratonik me Angelina Jolie, i cili zgjati për më shumë se tetë vite pas ndarjes së tyre në vitin 2016.
Nga ana tjetër, edhe Ines de Ramon ka një martesë të lënë pas. Ajo u martua në vitin 2019 me aktorin e njohur të “Vampire Diaries”, Paul Wesley, por çifti u nda në vitin 2022 pas tre vitesh martesë. /Prive By Liberta Spahiu
