Aktori i mirënjohur Bradley Steven Perry dhe partnerja e tij, Natasha Bure, kanë njoftuar se po presin fëmijën e tyre të parë.
Çifti përmes një postimi të përbashkët në Instagram, i cili u shoqërua me një seri fotosh mjaft emocionale dhe estetike ndanë lajmin e ëmbël.
Në fotografitë e publikuara, dyshja shfaqet më e lumtur se kurrë, duke koordinuar edhe veshjen e tyre.
Ata mbanin veshur këmisha të ngjashme me vija blu dhe të bardha, por vëmendjen kryesore e morën detajet: dy filxhanë ku shkruhej mami dhe babi.
Natasha u sigurua që fansat të shihnin barkun e saj të rrumbullakosur, duke e mbajtur këmishën pjesërisht të zbërthyer në njërën prej fotove.
Bradley, i cili u bë i famshëm për rolin e tij si Gabe Duncan në serialin e Disney Channel “Good Luck Charlie”, dhe Natasha, vajza e aktores së njohur Candace Cameron Bure, kanë marrë menjëherë qindra mesazhe urimi nga miqtë, kolegët e Hollivudit dhe fansat e tyre besnikë.
Ky kapitull i ri shënon një moment kulminant në marrëdhënien e tyre, duke i kthyer sytë e të gjithëve nga familja e tyre që po rritet. /Prive By Liberta Spahiu