Mbrëmja e së martës në “Big Brother VIP Albania” solli emocione të forta, veçanërisht gjatë transmetimit të “Linjës së jetës” së Mirit.
Rrëfimi i tij i thellë dhe momentet e ndjera duket se kanë prekur jo vetëm publikun që e ndjek, por edhe miqtë e kolegët nga bota e muzikës dhe televizionit jashtë shtëpisë.
Ndër të parët që ka zgjedhur të reagojë publikisht për t’i dhënë mbështetje maksimale ka qenë këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në InstaStory, ku shihet teksa ndjek me vëmendje ekranin gjatë këtij transmetimi, ajo ka ndarë një mesazh mjaft të ngrohtë dhe vlerësues për të.
“Me ty Miri se je djali më i mirë siç ke dhe emrin,” ka shkruar Çiljeta, duke e shoqëruar mesazhin me disa emoji force.
Në të njëjtin postim, ajo nuk ka harruar të etiketojë llogarinë e Mirit, si dhe faqen zyrtare të grupit ikonik “West Side Family”.
Ky reagim tregon qartë mbështetjen e palëkundur të këngëtares për mikun e saj, i cili po përballet me dinamika gjithnjë e më të ashpra brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
