E hënë, 7 Tetor, 2024
12.5 C
Pristina

Cindy Marina dhe Genar Topalli hedhin hapin e radhës në marrëdhënien e tyre – jo, nuk është dasma!

Genar Topalli, partneri i Cindy Marinës nuk paska fituar vetëm zemrën e vajzës që dashuron, por edhe të familjes së saj.

Moderatorja thotë në “Rudina” në Tv Klan se të dy kanë gjetur ngrohtësi në familjet e njëri-tjetrit dhe tani kanë në plan disa gjëra të tjera. Jo, nuk janë planet e martesës pasi duket se është ende herët pas propozimit romantik, por do të jetojnë për disa kohë në SHBA.

Rudina Magjistari: Po mami, ç’thotë mami për dhëndrin?

Cindy Marina: Mami, po, absolutisht e do shumë, edhe vëllezërit e mi, edhe gjithë familja ime e duan shumë Genarin, është shumë tip sportiv, shumë i qeshur, shumë i dashur kështu që s’kishin si mos ta donin.

Rudina Magjistari: Është edhe ajo e qetë tani që të ka këtu, nuk je më vetëm tani që ke gjetur familjen tënde tjetër kështu që je e sigurt dhe e lumtur, kjo është shumë e rëndësishme për ta.

Cindy Marina: Absolutisht. Ai ndihet mirë me familjen time, unë ndihem mirë me familjen e tij dhe është gjë e mirë, absolutisht. Unë në fakt, në këtë periudhë do të bëj pak më shumë kohë ndoshta në Amerikë dhe do të vij për një periudhë tjetër, kështu që do të jetë edhe Genari me familjen time, është një moment i bukur.

Rudina Magjistari: Keni në plan… sepse në fakt nuk ka shumë, vetëm disa muaj që është bërë propozimi, por keni filluar të bëni biseda për hapin tjetër të radhës, ceremonitë e martesës, dasma, këto gjërat?

Cindy Marina: E kemi menduar, por nuk është se kemi vendosur asgjë akoma kështu që po e marrim avash-avash, po shijojmë momentin e fejesës, momentet tona të lumtura kështu që kur të vijë momenti besoj se do i zgjidhim të gjitha.

Nga Rubrika