Çka ndodhi me Ritën dhe videon e saj, flet Butrinti

Butrint Imeri ka qenë në qendër të vëmendjes mbrëmjen e kaluar, duke festuar ditëlindjen e tij të 30-të me një ngjarje të veçantë në shtëpinë e tij.

Atmosfera festive ishte e mbushur me emocion, por ajo që e bëri këtë natë edhe më të veçantë ishte përfundimi i sfidës së tij virale, e cila kishte tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve në rrjetet sociale për javë të tëra.

Gjatë festës, Butrinti shpalli fituesit e kësaj sfide, çifti Bleoni dhe Laurita, të cilët arritën të fitojnë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Kjo shumë e konsiderueshme ishte premtuar nga këngëtari për videon më virale të këngës së tij, duke e bërë këtë ditëlindje një ngjarje të paharrueshme për të dhe fansat e tij.

Megjithatë, një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte deklarata e Butrintit për Ritën, një nga pretendente të sfidës, e cila nuk arriti të ishte pjesë e top-treshes finale.

Kur u pyet nëse ndihej keq për përjashtimin e Ritës, Butrinti u shpreh:

“Më ka ardh keq që nuk u kan pjesë, por ajo ka vendosur të tërhiqet vetë”.

Në përfundim të intervistës, Butrinti ndau një lajm emocionues për adhuruesit e tij. Ai konfirmoi se është gati për të organizuar një koncert të madh, duke premtuar se do të sjellë diçka të jashtëzakonshme për të gjithë ata që e mbështesin.

Nga Rubrika