Prezantuesja e këtij viti e Festivalit të Këngës në Eurovision, Victoria Swarovski, u ndalua shkurtimisht në një pikë kontrolli sigurie teksa hynte në Stadthalle të Vjenës, ku po mbahet konkursi.
Masat e sigurisë janë ngritur në nivelin më të lartë këtë vit dhe duket se nuk ka përjashtime për ata që do të prezantojnë programin.
Në një video që postoi në Instagram, Victoria Swarovski qeshi dhe tregoi se si pothuajse mbeti te dera e sallës para provës së parë të madhe.
“Mendova: në rregull, atëherë po shkoj në shtëpi.
Gjithçka është në rregull, mirupafshim!”, bëri shaka prezantuesja ndërsa priste të kalonte kontrollin e sigurisë.
Në fund, ajo hyri pa asnjë problem, dhe e gjithë situata padyshim që bëri që ekipi i prapaskenës të qeshte. Pamjet treguan gjithashtu se sa seriozisht po merret siguria në Festivalin e Këngës në Eurovision këtë vit.
Victoria Swarovski ka lindur në Innsbruck dhe është e njohur për publikun si prezantuese televizive, këngëtare, modele dhe sipërmarrëse.
Ajo është pjesë e familjes së famshme Swarovski, e cila qëndron pas markës së famshme botërore të kristaleve të themeluar nga Daniel Swarovski në fund të shekullit të 19-të./Indeksonline/