Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka ndarë një lajm të bukur me publikun gjatë koncertit të saj në qendër të Tiranës. Ajo ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së dytë.
Mes emocioneve, artistja tregoi se në skenë gjatë mbrëmjes së djeshme se nuk kishte performuar vetëm.
“Nuk jam e vetmja që kam performuar këtu në skenë bashkë me juve.
Por kam qenë vetë e dyta”, u shpreh Dafina gjatë koncertit, ndërsa fansat e saj nisën të brohorisnin.
“Ky është momenti më i bukur me u tregu se Daksani ka me u bo vëlla i madh.
Ju thash që unë edhe Kreshniku këna me bo një ekip futbolli, kurrë s’më keni besu”, tha ajo.
“Ekip futolli?”, mos vallë me kete detaj Dafina zbuloj se është në pritje edhe te një djalit?, shkruan InfoKosova.
Megjithate mbetet te shihet në ditët në vazhdim.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2025, këngëtarja dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Daskan.
Tashmë, familja e tyre pritet të zgjerohet sërish, ndërsa lajmi është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e artistes./InfoKosova/