Dalin fotot/ Si dukej Dolce e “BBVK 4” para operacioneve plastike dhe famës?

Një nga emrat më të diskutuar dhe të përfolur në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Kosova” është pa dyshim Dolce, e cila ka arritur të kapë vëmendjen e publikut me pamjen e saj të jashtëzakonshme.

Me flokët e saj bionde dhe stilin provokues, ajo ka arritur të bëhet një figurë e njohur jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në Itali, ku u bë pjesë e reality show-t të njohur “Grande Fratello”. Kjo ka sjellë një interes të madh për të kaluarën e saj, duke e bërë atë një temë të nxehtë diskutimi.

Një kuriozitet i madh ka lindur në lidhje me identitetin e saj të vërtetë. Edhe pse disa aluduan se emri i saj ishte Dona, mediat zbuluan se emri i saj i plotë është Valerja Xhekaj, e cila ka bërë përpjekje të mëdha për të fshirë çdo gjurmë të pamjes së saj të mëparshme nga interneti.

Megjithatë, siç ndodh shpesh me personazhet e njohur, arkivat e vjetra nuk mund të fshihen plotësisht. Së fundmi, në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi të hershme të Dolces, të cilat tregojnë një transformim të jashtëzakonshëm dhe thuajse të pabesueshëm në pamjen e saj.

Fotot e kaluara tregojnë Dolce me flokë të errët dhe me tipare të ndryshme të fytyrës, duke sugjeruar se ajo ka kaluar nëpër një sërë transformimesh estetike për të arritur pamjen që ka sot.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce ka qenë shumë e hapur me banorët e tjerë, duke folur pa doreza për ndërhyrjet kirurgjikale dhe sakrificat që i janë dashur për të arritur këtë pamje.

Ajo ka pranuar se procesi i rikuperimit ka qenë i vështirë, duke e përshkruar atë me nota humori: “Një muaj dhimbje, kam fjetur si qen.” Kjo deklaratë e saj, së bashku me fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit, tregon qartë transformimin drastik të modeles.

Komentet në rrjetet sociale janë të shumta, me ndjekësit që ndahen mes atyre që vlerësojnë sinqeritetin e saj për operacionet dhe atyre që mbeten të habitur nga pamja e saj e dikurshme.

Nga Rubrika