Web Analytics

Dardan Krivaça dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Botuar nga: InfoKosova

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot Dardan Krivaçën me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, ndërkaq Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, përshkruhet se në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë kishte marrë një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë kishin hyrë në dhomë dhe kishin filluar ta godasin tani të ndjerën në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike.

Viktima nga goditjet e njëjta ka pësuar politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerja e ashtit të nofullës së poshtme, thyerja e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty.

Me këtë ata në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Dardan Krivaça është liruar nga akuza për “dhunim”.

Të FUNDIT