Daris- Këngëtari që po bën namin në rrjete sociale me këngë e tekstet e tij

Këngëtari i njohur Daris ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “M’than”, një këngë që brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur të tërheqë vëmendje të madhe të publikut.

Që nga publikimi, “M’than” është shndërruar në një nga këngët më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa në platformën TikTok po përdoret masivisht nga mijëra përdorues në video të ndryshme, duke u kthyer në një fenomen viral, shkruan InfoKosova.

Ritmi, teksti dhe interpretimi i Darisit kanë bërë që kënga të pritet jashtëzakonisht mirë nga fansat, të cilët nuk kanë kursyer komentet pozitive për projektin e ri.

Me këtë publikim, Darisi dëshmon edhe një herë se di të sjellë këngë që depërtojnë shpejt te publiku dhe mbeten gjatë në listat e preferencave.

Ndryshe, ai numëron në repertorin e tij edhe një sërë hitesh të suksesshme, si “Zane Mali”, “A festohet?”, “BRE” si dhe shumë projekte të tjera që kanë shënuar miliona dëgjime dhe kanë forcuar pozitën e tij si një prej emrave më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare.

Duke parë reagimet e deritanishme, gjithçka lë të kuptohet se edhe “M’than” është në rrugën e duhur për t’u renditur ndër sukseset më të mëdha të Darisit./InfoKosova/

Nga Rubrika