Dashuria e pafundme: Urimi i veçantë i Karim për Loredanën në ditëlindjen e saj

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, sot feston një moment të rëndësishëm në jetën e saj, ditëlindjen e 31-të.

Në këtë ditë të veçantë, partneri i saj, futbollisti i njohur Karim Adeyemi, nuk ka munguar të shprehë dashurinë e tij për të përmes një urimi publik emocionues.

Karim ka ndarë disa momente të bukura në Instagram Stories, duke treguar se sa shumë e vlerëson Loredanën në jetën e tij. Ai ka postuar foto të ndryshme që ilustrojnë lidhjen e tyre të ngushtë.

Një nga fotot më të veçanta është ajo ku Loredana pozon vetëm, ku ai ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen mikes sime më të mirë, faleminderit që je personi që je”, duke e shoqëruar me zemra të kuqe që simbolizojnë dashurinë e tij të thellë.

Një tjetër imazh tregon çiftin duke pozuar së bashku përpara pasqyrës, ku Karim vazhdon me fjalët romantike: “Çdo ditë është ditëlindja jote”, duke theksuar përkushtimin dhe dashurinë që ndan për Loredanën.

Loredana dhe Karim shpesh ndajnë momente të përditshme dhe të ngrohta me vajzën e saj, Hanën, duke treguar një raport të afërt dhe të dashur në rrjetet sociale.

Urime Loredana për këtë ditë të veçantë! /Prive By Liberta Spahiu

 

Nga Rubrika