Ish-konkurrentja e njohur e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, ka ndarë mendimet e saj në emisionin “Live From Tirana”, duke ofruar një pasqyrë të sinqertë mbi jetën e saj personale dhe përvojat pas daljes nga reality show.
Ajo ka reflektuar mbi periudhën pas përfundimit të programit dhe ka ndarë ambiciet e saj për të ardhmen, duke u fokusuar në rëndësinë e lirisë personale dhe vetëbesimit.
Kur u pyet për perceptimin e saj mbi djemtë shqiptarë, Amber e përshkroi situatën si komplekse, duke thënë se shumë prej tyre kanë një mentalitet të ngurtë dhe paragjykues.
“Kompleksi është një problem që e ndjenë shumica e shqiptarëve. Është e nevojshme të lirohen nga këto paragjykime dhe të jetojnë sipas dëshirave të tyre. Një jetë e lirë është e domosdoshme për të gjithë. Nëse jo, kjo sjell bezdi në shoqëri, dhe kjo është e papranueshme,” shprehet ajo.
Amber gjithashtu theksoi se dashuria është elementi që i sjell ngrohtësi shpirtërore, duke e cilësuar atë si thelbësore për lumturinë e njeriut.
“Çfarë mund të jetë më e bukur se dashuria? Ajo të jep forcë dhe motivim. Kur zgjohesh dhe sheh krevatin bosh, ndihesh i vetmuar. Njeriu ka nevojë për një partner ku të mbështetet. Dashuria e vërtetë është ajo që e ngroh shpirtin,” tha ajo me pasion.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje djemve që të tregojnë më shumë dashuri ndaj vajzave, duke theksuar se sot ato janë më të lira dhe më të hapura në shprehjen e ndjenjave.
“Vajzat kanë nevojë për dashuri, dhe është e rëndësishme që djemtë t’i duan ato. Nuk ka gjë më të bukur se dashuria e ndërsjellë. Mendoj se sot, vajzat janë më të forta dhe më të pavarura se djemtë,” përfundoi Amber me një mesazh pozitiv për të rinjtë shqiptarë.