Pas një jave të mbushur me tradita dhe muzikë shqiptare, familja e këngëtares Bebe Rexha ka përfunduar festimet me dasmën e vëllait të saj, Florent Rexha.
Martesa e tij, e cila u mbajt më 11 tetor në New York, ishte një ngjarje që sjellë në mendje atmosferën e dasmave tradicionale shqiptare, pavarësisht distancës nga vendlindja e prindërve të tij.
Yllka Kuqi, një emër i njohur në skenën shqiptare, ka kontribuar në krijimin e një atmosfere të zjarrtë, duke performuar për të ftuarit dhe duke e shndërruar mbrëmjen në një festë të vërtetë me muzikë dhe valle.
Mes mysafirëve të shumtë, reperi Ledri Vula ishte gjithashtu i pranishëm, duke u bashkuar me festën e madhe të familjes Rexha përtej oqeanit.
Videot nga dasma tregojnë Bebe Rexhën duke shijuar muzikën shqiptare, duke kërcyer me familjarët dhe duke marrë mikrofonin për të kënduar vetë, duke e bërë atmosferën akoma më festive.
Festimet kishin filluar që në fillim të tetorit, me organizime familjare dhe rituale tradicionale që e pasqyronin kulturën shqiptare. Bebe ka ndarë momente të veçanta me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke theksuar lidhjen e saj të fortë me rrënjët shqiptare.
Vëmendja për paraqitjen e saj ishte e madhe, me stilistin e njohur Kaci që kujdesej për flokët e saj dhe Dafina Neziri për grimin, duke e bërë Bebe-n të duket mahnitëse në këtë ditë të veçantë.
Ndonëse Bebe Rexha ka arritur sukses të madh në skenat ndërkombëtare, ajo ka shprehur gjithmonë krenarinë për prejardhjen e saj shqiptare. Kjo dasmë ishte një dëshmi e qartë e traditave shqiptare që mbeten të gjalla, duke sjellë një atmosferë që dukej sikur po zhvillohej në zemër të Kosovës, dhe jo në New York.