Dea Mishel, e njohur si “barbi shqiptar”, ka tërhequr vëmendjen me foton e fundit të postuar në Instagram. Në sfondin e klassik të Electric Cinema Portobello, ajo shfaqet me një veshje të guximshme që përmbledh elegancën dhe stilin retro.
E ulur casual në një tavolinë të vjetër druri, Dea ka veshur një xhaketë të gjerë me një bluzë të zezë të kombinuar me një mini fund, duke nxjerrë kështu në pah këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara. Çorapet me motiva karro tërheqin vëmendjen për një look të veçantë.
Aksesorët nuk mungojnë, me një çantë të vogël shkëlqyese që lidhet perfekt me stilin e përzgjedhur nga vetë blogerja. “Keep ur electric eye on me babe”, shkruan Dea, duke iu drejtuar ndjekësve me një ton provokues dhe tërheqës.
Ky kombinim tregon jo vetëm shijen e saj të rafinuar në modë, por edhe aftësinë për të ruajtur një estetikë unike që e bën atë të dallojë në skenën e modës shqiptare.
Dea Mishel vazhdon të përforcojë imazhin e saj si një prej figurave më të ndjekura dhe frymëzuese, duke ofruar vazhdimisht mësime të reja të stilit të veshjes.
Kjo paraqitje e saj në ambientin ikonik të Portobellos, ka marrë jo pak pëlqime nga ndjekësit që e vlerësojnë për frikën që nuk ka për të eksperimentuar me stilin. /InfoKosova/
