E enjte, 12 Qershor, 2025
26.4 C
Pristina

Deco pranon gabimet në menaxhimin e Vitor Roque: Pjesëmarrja e tij në janar e dëmtoi performancën

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, ka dhënë një intervistë për “Globoesporte”, ku ka analizuar situatën aktuale të klubit blaugrana dhe ka pranuar menaxhimin e gabuar nga ana e klubit ndaj talentit Vitor Roque, një nga blerjet e para të realizuara nga vetë drejtori sportiv portugez.

“Nuk mendoj se kemi ditur ta mbrojmë siç duhet Vitor Roque. Nuk kemi gabuar në planifikim, sepse Robert Lewandowski ishte 34-35 vjeç në atë kohë dhe ne po mendonim që në atë moment për pasardhësin e tij në të ardhmen. Për këtë arsye e blemë Vitor. Transferimi i tij nuk ishte aq i kushtueshëm sa pretendojnë mediat. Për mua gjithçka u komplikuar, sepse ai u detyrua të vinte në janar dhe kjo e dëmtoi.”

Vitor Hugo Roque Ferreira, i lindur në vitin 2005, luajti 16 ndeshje dhe shënoi 2 gola me fanellën e Barcelonës gjatë pjesës së dytë të sezonit 2023-2024. Më pas u transferua në huazim te Betis dhe në fund u ble përfundimisht nga Palmeiras më 28 shkurt. Ky kalim në huazim kishte për qëllim që të siguronte që Vitor të zhvillohej si lojtar në një ambient më të përshtatshëm, pas një fillimi të ngurtë me Barcelonën.

Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, ka theksuar optimizmin e tij për të ardhmen e klubit. Ai vlerëson se ekipi ka krijuar një ekuilibër të mirë, me lojtarë të rinj dhe me përvojë që do t’i japin fortësi skuadrës. “Kemi ekuilibër të mirë, si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë. Ka lojtarë që ende kanë hapësirë për t’u përmirësuar,” nënvizoi ai.

Një nga lojtarët që Deco e përmendi është Gavi, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe pritet të përmirësohet ndjeshëm gjatë përgatitjeve për sezonin e ardhshëm. “Rikthimi i Gavi-t do të ndihmojë shumë, pasi ai është një nga talente më të fortë që kemi në skuadër. Ruajtja e shëndetit të tij është e rëndësishme,” tha Deco.

Po ashtu, ai përmendi edhe Marc Bernal, i cili gjithashtu ka qenë jashtë fushës për një periudhë të gjatë. “Kemi investuar shumë në zhvillimin e Bernalit dhe besojmë se ai do të jetë një asset i shkëlqyer për ne në të ardhmen,” theksoi ai. Duke parë përpara, Deco ka shprehur besimin se me investimet e duhur dhe planifikimin afatgjatë, Barcelona do të kthehet përsëri në majat e futbollit evropian.

Një aspekt tjetër që Deco theksoi është nevoja për të shmangur dëmtimet e përsëritura të lojtarëve kyç si Araújo dhe Dani Olmo. “Ne po punojmë ngushtë me stafin mjekësor për t’u siguruar që lojtarët tanë të kenë kujdesin më të mirë dhe të parandalojnë çdonjë ndodhi tjetër,” përfundoi ai. Menaxhimi i duhur i lojtarëve dhe rikuperimi i tyre është themelore për suksesin e klubit në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, drejtori sportiv shpreson për një transferim më të suksesshëm të lojtarëve të rinj që do të mund të kontribuojnë menjëherë. Transferimet e bera gjatë verës dhe vjeshtës do të jenë thelbësore në përmirësimin e performancës së skuadrës. “Ne jemi të angazhuar të sjellim lojtarë që do të nisin drejtimin e ri të Barcelonës dhe që do të ndihmojnë në rikthimin e suksesit,” përfundoi Deco.”

PROMO

Nga Rubrika