Në dhomën e rrëfimit, Selin ka vendosur të flasë pa doreza lidhur me raportin e krijuar me Gimbon, një nga marrëdhëniet më të diskutuara të ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Dyshja është shfaqur gjithnjë e më e afërt, duke mos i kursyer ngacmimet dhe momentet e përbashkëta, çka ka bërë që edhe vetë ata të pranojnë se mes tyre ekziston një kimi e veçantë që e bën qëndrimin në shtëpi më të lehtë.
Gjatë rrëfimit të saj, banorja e përkufizoi këtë lidhje si “të vetmen korrekte” që ka pasur brenda shtëpisë, duke vlerësuar kujdesin që ai tregon ndaj saj.
“Mendoj se marrëdhënia me Gimbon është marrëdhënia e vetme korrekte këtu brenda që kam patur ndonjëherë.
Kur jam me të, mendoj që jetoj, që do të thotë nuk jam kaq e përfshirë në lojë, edhe mendoj që si raport, përveçse është korrekt, kemi një kimi shumë të fortë.
E vlerësoj shumë si djalë dhe kam shumë respekt.
Më pëlqen shumë që është detajist dhe kujdeset. E kam shumë përzemër”, u shpreh ajo.
Kjo deklaratë konfirmon se raporti mes tyre po forcohet dita-ditës, duke kaluar përtej aleancave të zakonshme të lojës.
