Deklaratë e fortë në BBVA: “Brikena dhe Ledioni kanë pëlqim për njëri-tjetrin…” (Video)

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” jemi mësuar të dëgjojmë lloj-lloj teorish dhe thashethemesh, por një bisedë e fundit mes vajzave ka kaluar çdo imagjinatë, duke shkaktuar një “tërmet” të vërtetë në rrjetet sociale!

Gjatë një diskutimi të qetë mes Edisës, Mirit dhe Juelës, biseda është ndalur te Brikena dhe interesat e saj romantike.

Ajo që nisi si një mendim i thjeshtë, përfundoi në një nga deklaratat më të forta të këtij edicioni, pasi banoret lanë të kuptohet se Brikena ka një pëlqim… as më pak e as më shumë, por për vetë moderatorin e programit, Ledion Liçon!

Edisa ishte e para që hodhi “bombën” duke u shprehur: “Brikena mendoj që ka qejf dikë tjetër në emision.”

Pa e lënë të mbaronte mirë fjalinë, Juela ndërhyri menjëherë duke e kuptuar saktësisht se për kë bëhej fjalë.

Ajo jo vetëm që e konfirmoi dyshimin, por e çoi situatën në një tjetër nivel duke pretenduar se ky pëlqim është reciprok: “Poo, e dimë. Nga të dyja anët.”

Kjo video është bërë menjëherë virale kudo, pasi aludimi se mes një banoreje dhe prezantuesit të spektaklit ka shkëndija dhe “kimi”, është një akuzë tepër e guximshme dhe e paprecedentë.

Nga Rubrika