Demi Lovato përjeton një moment të papritur shëndetësor

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, ka shkaktuar shqetësim te ndjekësit e saj pas një postimi të fundit nga spitali. Megjithatë, ajo e qetësoi publikun duke konfirmuar se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

34-vjeçarja ndau një fotografi në Instagram Stories, ku shfaqej me një serum në dorë dhe me shiritin e spitalit në kyçin e dorës. Ajo sqaroi se shkaku i vizitës ishte një reaksion alergjik i papritur, por u lirua menjëherë pas kontrollit.
“Kështu që, ose jam alergjike ndaj marakujës (passionfruit) ose ndaj sushit tani!” – shkroi ajo në postimin e saj, të cilin më vonë e fshiu. Ajo e përfundoi me një mesazh qetësues: “Jam mirë!”
Kjo vizitë e papritur ndodhi pas një momenti të rëndësishëm në karrierën e saj. Demi festoi përvjetorin e parë të albumit të saj të nëntë, “It’s Not That Deep”, i cili u publikua më 24 tetor 2025.
Bashkëshorti i saj, Jutes, i cili e takoi Demin gjatë punës për albumin “Holy Fvck” në vitin 2022, e uroi atë publikisht, duke shkruar: “Njeri i mrekullueshëm, album i jashtëzakonshëm. Të dua dhe jam shumë krenar për ty”.

Nga Rubrika